Lajme
Rrëmbim në Prishtinë, arrestohen dy gra dhe një burrë
Demokracia
09:29 | 18 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar dy gra dhe një burrë të dyshuar se janë përfshirë në një rrëmbim në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh thuhet se të njëjtit janë përfshirë në kryerjen e veprës së cekur duke rrëmbyer me forcë viktimën mashkull, përcjell Demokracia.com.

“RRËMBIM – Prishtinë 16.04.2022-16:57. Janë arrestuar tre të dyshuar (dy femra dhe një mashkull) kosovar-e nën dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në kryerjen e veprës së cekur duke rrëmbyer me forcë viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin njësitet policore janë në duke kryer hetime intensive.

Sipas policisë me vendim të prokurorit, i dyshuari (mashkull) është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme