Kuriozitete
Rrëmbeu qentë e këngëtares së famshme dhe qëlloi kujdestarin e tyre, dënohet me 21 vite burg
Demokracia
21:16 | 06 Dhjetor 2022

Share:

James Howard Jackson, i cili rrëmbeu qentë e Lady Gaga -s dhe qëlloi personin përgjegjës për shëtitjen e tyre, është shpallur fajtor nga gjykata. Jackson u shpall fajtor për tentativë vrasje, komplot për grabitje dhe sulm me armë pak muaj pasi sulmoi kujdestarin e qenve të këngëtares së njohur.

Sipas mediave të huaja, rrëmbyesit nuk e prisnin që qentë i përkisnin një gruaje kaq të famshme si Lady Gaga. Bashkëpunëtorët e tij dëshmuan nuk kishin planifikuar të rrëmbenin qentë e Gaga-s, thjesht raca e bulldogut është veçanërisht e popullarizuar dhe donin t’i shisnin.

Të ngjashme