Lajme
Rrëmbeu dhe përdhunoi një 16-vjeçare, arrestohet i riu shqiptar në Spanjë
Demokracia
17:51 | 13 Janar 2023

Share:

Një 35-vjeçar shqiptar i identifikuar si Florjan S. është vënë në pranga nga policia spanjolle pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht një të mitur në Vilafranca dek Penedes.

Ka qenë vetë e reja e cila ka bërë denoncimin duke treguar edhe banesën ku 35-vjeçari e kishte mbajtur për gati pesë orë.

Vajza 16-vjeçare kishte treguar se 35-vjeçari pasi kishte kryer aktin e rëndë i ka thënë të largohej: “Mund të largoheni tani” ka treguar e mitura se i ishte drejtuar abuzuesi.

E mitura, vetëm 16 vjeçe, shkoi për të kërkuar ndihmë në një furrë buke aty pranë dhe prej andej e transferuan në spital. Po atë pasdite, rrëmbyesi dhe përdhunuesi i saj u arrestua nga Mossos. Tre ditë më vonë, ai u soll në Gjykatën Hetimore 5 të Vilafranca, e cila urdhëroi vendosjen e tij në paraburgim pa kusht.

Ndërkohë policia spanjolle bën me dije se 35-vjeçari rezulton i përfshirë në botën e krimit, sidomos në trafikun e drogës.

Raportohet se e mitura është rrëmbyer teksa dilte nga një lokal nate mbrëmjen e 7 janarit.

Të ngjashme