Lajme
Rrëmbehet një grua në qendër të Prishtinës, dëshmitarët rrëfejnë se si u kap me forcë
Demokracia
23:06 | 11 Maj 2022

Share:

Para pak minutash në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë është parë një burrë teksa ka rrëmbyer një grua në mes të rrugës.

Sipas dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes, në kushte anonimiteti kanë rrëfyer për Gazetën Sinjali se si e panë gruan teksa tërhiqej zvarrë nga i dyshuari nga një rrugicë në tjetrën

Personat që kanë qenë në vendin e ngjarjes, kanë thënë se menjëherë e kanë njoftuar Policinë e Kosovës për të intervenuar por pavarësisht se njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes,  nuk ka mundur ta kap të dyshuarin.

Tutje sipas dëshmitarëve, burri ka qenë me trup të gjatë dhe me një kapelë në kokë.

 

Të ngjashme