Lajme
Rrëmbehet nën kërcënimin e armës një burrë në Prishtinë, Policia jep detaje
Demokracia
08:55 | 18 Shkurt 2023

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona e kanë marrë me forcë në veturë një burrë në rrugën “Hamzë Jashari” në Prishtinë dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Në raportin 24 orësh thuhet se viktima ka arritur që të ikë nga vetura e të dyshuarve.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE & KANOSJE/ Rr. Hamzë Jashari, Prishtinë 16.02.2023 – 21:50. Fillimisht është raportuar se disa të dyshuar me një veturë me targa vendore, me forcë e kanë marrë viktimën mashkull  kosovar dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Më pas viktima ka arritur që të ikë nga vetura e të dyshuarve. Sipas viktimës, të dyshuarit nën kanosjen e armës e kanë futur në veturë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Është identifikuar vetura dhe njëri nga të dyshuarit mashkull  kosovar i cili është arrestuar, në vendbanimin e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Më tej Policia ka njoftuar se rasti vazhdon të hetohet./Demokracia.com/

Të ngjashme