Larësi, hidratuesi, kremi i diellit dhe produktet shtesë, si vitamina C, retinoli dhe niacinamidet, patjetër që ndikojnë tek shëndeti i lëkurës. Megjithatë shumë shpesh ndodh që pavarësisht se përdorni një gamë të gjerë produktesh, përsëri lëkura nuk është në gjendjen e dëshiruar.
Dhe pastaj lind pyetja nëse jemi duke bërë diçka gabim?
Përgjigjja është kjo: Procesi i larjes. Po, sado e çuditshme të tingëllojë, koha e larjes së fytyrës ka rëndësi të madhe. Shumica e njerëzve shpenzojnë fare pak sekonda, gjë që është e gabuar sepse koha është e pamjaftueshme që përbërësit të veprojnë.
Nayamka Roberts-Smith nga LaBeautyologist, e cila ka bashkëpunuar me Allure, Pop Sugar, Cosmopolitan, Glamour dhe Self Magazine sugjeron rregullin 60 sekonda.
“Pastrimi i fytyrës (me duar) për 60 sekonda lejon përbërësit pastrues që të funksionojnë me të vërtetë. Shumica e njerëzve e pastrojnë fytyrën për maksimumi 15 sekonda. Metoda #60sekonda zbut lëkurën, pastron poret. Tekstura dhe çdo gjë tjetër në përgjithësi përmirësohet.” – ka shpjeguar ajo në një postim në Twitter.
Kështu pra, që sot e tutje: Larja e fytyrës duhet të zgjasë 1 minutë. /Demokracia.com/