Lajme
Rregullatori evropian: Për shkak të luftës në Ukrainë është rritur rreziku për avionët dhe aeroportet
Demokracia
20:55 | 05 Maj 2022

Share:

Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) ka paralajmëruar linjat ajrore për një rrezik në rritje për shkak të luftës në Ukrainë, transmeton Demokracia.com.

Në një deklaratë për shtyp, rregullatori evropian tha se avionët civilë mund të sulmohen gabimisht dhe linjat ajrore mund të sulmohen nga sulmet kibernetike ndërsa Ukraina është në luftë.

“Siç e kemi parë në luftërat e mëparshme, identifikimi i gabuar është lehtësisht i mundur në kushte konfuze të luftës”, tha EASA.

Kujtojmë, në vitin 2014, një aeroplan pasagjerësh i Malaysia Airlines u rrëzua mbi Ukrainën lindore, ku konfliktet ishin ende të ndezura, pasi u godit nga një raketë e tipit Buk të prodhuar në Rusi.

“Nëse kësaj i shtojmë gjasat e sulmeve ndaj pajisjeve elektronike që ndihmojnë në navigimin ose identifikimin e avionëve, është e lehtë të shihet se si një aeroplan pasagjerësh mund të sulmohet nga një raketë ose armë e drejtuar nga radari”, tha EASA.

Rregullatori njoftoi gjithashtu se ka rreziqe të mundshme që lidhen me aeroportet civile përmes të cilave kryhen operacione ushtarake. /Demokracia.com/

Të ngjashme