Lajme
Rrëfimi i një nëne për djalin që ia masakruan serbët: E kam parë që ia kishin nxjerrë sytë
Demokracia
21:23 | 02 Maj 2023

Share:

Dyshime kanë, por ende familjarët nuk kanë arritur t’i verifikojnë e aq më pak t’i sjellë dikush para organit gjykues të dyshuarit për vrasjen e 116 civilëve në masakrën e Studimes së Vushtrrisë, e cila ndodhi më 2 maj të 1999-ës.

Të mbijetuarit e kësaj masakre të martën përkujtuan 24 vjetorin e kësaj ngjarje të hidhur e cila ndodhi gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke kërkuar drejtësi për të vrarët, përcjell klankosova.tv.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë homazheve e vizitës që bëri në varrezat e martirëve në këtë fshat të Vushtrrisë u zotua se do të bëjë ç’është e mundur që kryerësit e masakrës të gjykohen ndërsa kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se nëse nuk bëhet gjë në këtë drejtim, krimineli nëse s’pendohet është i gatshëm ta kryejë të njëjtin krim.

Të ngjashme