Salsano Rrapi dhe Erjona Kakeli kanë bërë një rrëfim interesant rreth lidhjes dhe martesës së tyre.
Aktorët e njohur kanë zbuluar se ata janë martuar plot katër herë dhe në secilën prej ceremonive i janë betuar njëri-tjetrin se do të jenë bashkë deri në përjetësi.
Detajet rreth martesave të tyre i ka zbuluar Erjona në një intervistë përballë Rudina Magjistarit.
Rudina Magjistari: Më thuaj pak, pse e latë kaq gjatë për të bërë celebrimin, për t’u martuar zyrtarisht?
Erjona Kakeli: Atëherë, celebrimi është bërë më përpara.
Erjona Kakeli: Te e para ka qenë surprizë shokësh, fejesa. Unë vetëm vello të bardhë kam pasur dhe shoqëria e Salsanos dhe e imja në Elbasan që nuk e di, a mund ta përmend, por Gaz Laloshi, emrin do ta përmend, por kompaninë e vet s’po e përmend, më bënë një surprizë dhe më marrin edhe me pajton, domethënë ajo quhet fejesë, dasmë, nuk e di, i ka të gjitha bashkë.
Rudina Magjistari: Bukur. Në ceremoninë e dytë?
Erjona Kakeli: Në ceremoninë e dytë ishte celebrimi që kanë qenë gocat pjesëmarrëse, por u bë pak fsheht, ashtu siç kemi dëshirë ne, mos t’i bëjmë gjërat shumë të mëdha.
Rudina Magjistari: Në ceremoninë e tretë?
Erjona Kakeli: Ceremonia e tretë, më fal, ajo e dyta është e treta.
Rudina Magjistari: Celebrimi pra u bë në të tretë. Çfarë ka ndodhur në të dytën?
Erjona Kakeli: Por celebrimi i u bë pas dy vitesh që Salsano u ul në gjunjë dhe më tha “a dëshiron të martohesh me mua?”
Rudina Magjistari: Domethënë në të dytën të është ulur në gjunjë dhe të ka bërë propozimin që të kishte marrë ndërkohë njëherë me pajton.
Erjona Kakeli: Nuk e di, nuk numërohen martesat tona. Më duket sikur jam martuar me 4 të ndryshëm. E kisha shumë qejf në fakt sepse Gaz Laloshi ngaqë më quan motër kishte shumë qejf të më vishte me fustan të bardhë që ndodhi momenti i katërt. Qëllova që mbeta shtatzënë me vajzën e dytë dhe thashë unë nuk martohem, nuk vesh fustan të bardhë, nuk bëj festë nëse nuk pi unë dhe të tjerët bëjnë qejf dhe unë vetëm shoh.