Lajme
Rrëfimi i ambasadorit Hovenier: Jam shumë krenar dhe e dua vëllain tim gej
Demokracia
21:19 | 05 Qershor 2023

Share:

Sot është hapur “Java e Krenarisë”, që i kushtohet komunitetit LGBTQI+, në një takim që u mbajtë në Qeverinë e Kosovës, ku mori pjesë kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, dhe ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Në fjalimin e këtij të fundit, u vërejt edhe një detaj interesant. Ambasadori amerikan tregoi se vëllai i tij i përket komunitetit LGBTQI+, të cilën ai thotë se do dhe është krenar me të.

“E kam një mesazh për ju nga Anne Hovenier, nëna ime mormone matriarkale e cila e ka një djalë gej. Jo mua, edhe pse jam shumë krenar dhe e dua vëllain tim gej. “Silluni mirë”- ky ishte mesazhi i saj. Silluni mirë dhe duajeni njëri-tjetrin pavarësisht se si jeni. Thjesht duajeni njëri-tjetrin.” – deklaroi ambasadori Hovenier, transmeton Nacionale.

Të ngjashme