Sport
Rrëfimi i Agim Ademit nga fëmijëria e tij e deri më sot
Demokracia
23:02 | 15 Prill 2022

Share:

Presidenti i sapo zgjedhur në mandatin e dytë në krye të FFK-së, Agim Ademi, në emisionin N’Konak, prodhim i gazetës Infokus, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka folur për fëmijërinë e tij, duke treguar se a ishte fëmijë problematik dhe a sillte ai probleme në familje.

“Fëmijërinë, mbaj mend gjithçka, si çdo fëmijë i Prishtinës, faktikisht me lojërat e fëmijëve të cilat janë në të gjitha periudhat që kanë ndodhë me gjithë rastet që kanë ndodhur edhe nga çështja politike edhe nga ana sportive, gjithçka e kam shumë të kthjellët dhe jo krejt nga fëmijëria, por kam qenë edhe aktivist nëpër shumë vende që njerëzit e dinë”, ka thënë fillimisht Ademi.

Por i pyetur se a ishte ai fëmijë temperament dhe që sillte probleme në familje, Ademi ka thënë se nuk ka qenë një fëmijë i tillë, por që si fëmijë edhe ai ka qenë i involvuar në problemet që i ka fëmijëria.

“Si fëmijë kam qenë temperament, është e vërtetë kam qenë fëmijë temperament dhe kam qenë fëmijë i gjallë sikur sot që jam, një natyrë që nuk dorëzohem asnjëherë, një natyrë që luftojë i dua sfidat, i dua luftërat dhe atë që e mendoj kam qejf me arritë dhe punojë deri në fund për atë. Nuk do të thotë që ndoshta të gjitha që i kam menduar i kam arritur por realisht shumicën prej tyre po. Jo nuk kam qenë fëmijë i tillë që kam sjellë probleme në shtëpi, por si çdo fëmijë si çdo njeri me kanë marrë edhe problemet edhe të mirat edhe të këqijat edhe të gjitha”, është shprehur presidenti i FFK-së Agim Ademi.

Ai po ashtu ka treguar se ka studiuar për juridik dhe se mbanë titullin e Magjistrit të Shkencave të Emergjencave dhe të Sigurisë. /Demokracia.com

Të ngjashme