Për Ilaz Xhaferin, festat e Bajramit zënë një vend të veçantë në kujtimet e tij. 82-vjeçari nga fshati Dobrosh i Vitisë i ka ende të freskëta kujtimet e fëmijërisë dhe gëzimin që sillte dikur festa e Bajramit.
E, rikthimin e tij në kohë e rrëfen me plot nostalgji.
Rrëfimin e tij, ai e vazhdon duke rikujtuar ritaulin e zakonshëm të kësaj feste, atë të vizitave familjare.
Si rëndom, blerja e rrobave të reja për Fitër Bajram është një tjetër simbolikë e kësaj feste.
Por, sipas Xhaferit, për atë periudhë, kjo nuk ishte edhe lehtë e mundshme, për shkak të kushteve të vështira të jetesës.
E, si zëvendësim për këtë, visheshin me rroba kombëtare.
Ashtu siç e do edhe tradita e Fitër Bajramit, tryeza e ushqimit duhet të jetë e mbushur gjithmonë me gatime të ndryshme.
Xhaferi tregon edhe për gatimet e tjera tradicionale që bëheshin dikur për këtë festë.
Por, diçka veçohet më shumë
Festa e Fitër Bajramit konsiderohet si një ndër festat më të rëndësishme në kalendarin e fesë islame.
Kjo festë, pasohet pas agjërimit 30 ditorë të muajit të shenjtë të ramazanit.