ShowBiz
Rrëfen Getinjo: Kam punuar në ndërtimtari nga 6:00 e mëngjesi deri në 8:00 të mbrëmjes
Demokracia
14:25 | 08 Dhjetor 2022

Share:

Reperi i njohur Getinjo është një prej banorëve më të komentuar të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ai e nisi aventurën e tij në këtë spektakël të hënën, teksa qysh në ditët e para ka filluar të bëhet mjaft i përfolur me deklaratat e tij brenda shtëpisë.

Së fundmi, teksa bashkarisht banorët flisnin për njerëzit që nuk duan të punojnë, reperi ferizajas zbuloi se dikur nga kushtet e dobëta ekonomike ishte detyruar të punonte në ndërtimtari.

“Unë vet kam hapurkamarier, shankist, kam lyer, e kam kapur hilltin në 6:00 të mëngjesit, e kam lëshuar në 8:00 të mbrëmjes”, ka thënë reperi emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu.

Përndryshe, Getinjo pak javë më parë kishte gënjyer publikisht ndjekësit e tij në Instagram, pasi kishte rishpërndarë një lajm të portalit Telegrafi, ku nga burime të sigurta ishte njoftuar pjesëmarrja e tij në BBV Kosova.

“Telegrafi, ju po e dini e unë s’po e di? Du me u tranu unë”, kishte shkruar Getinjo, duke dashur në një lloj mënyre të “demantojë” lajmin e datës 15 nëntor, i cili rezultoi i vërtetë vetëm dy javë më vonë, pasi ai ishte banori i parë që u futë mbrëmjen e 5 dhjetorit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

https://www.youtube.com/watch?v=_emJFobZZVU

Të ngjashme