ShowBiz
Rrëfehet Bora Zemani, i dërgon sinjale Donaldit?
Demokracia
10:07 | 12 Qershor 2022

Share:

Bora Zemani është rrëfyer si kurrë më parë në emisionin “Përputhen” ku ajo ka moderuar për dy sezone. Në studio ndodheshin vetëm Arjan Konomi opinionisti i programit dhe Bora të cilët kanë folur rreth kësaj eksperience të gjatë televizive.

Në një “intervistë” përballë njëri-tjetrit, Bora ka pohuar se ky vit ka qenë tepër i vështirë për të për shkak të problemeve të shumta në jetën personale.

Ndërsa, Arjani nuk ka hezituar që t’ia bëjë pyetjen në qoftë se ka menduar ndonjëherë për situatën e saj teksa shikonte takimet në studio. “Po”, ka thënë shkurt moderatorja, duke pohuar se këto takime e kanë përhumbur Borën në historinë e saj të dashurisë.

Të ngjashme