Në emailin zyrtar të Presidencës, një llogari e quajtur “Rrap Tap” ka kërcënuar me jetë presidenten Vjosa Osmani. Sipas Presidencas, kjo llogari kërkon që formimin e qeverisë, presidentja të ja kalojë partisë së dytë.
Dikush ishte acaruar aq shumë me moskonstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës sa që fajin e pa tek Presidentja duke dërguar një e-mail kërcënues në adresën zyrtare të Presidencës.
Emailin që qarkulloi në internet e konfirmoi edhe zyra e Osmanit madje të përcjell me një kritikë për organet e sigurisë.
Ata thanë që nuk po trajtohen seriozisht sepse kishte edhe raste tjera më parë.
“Kërcënimi i kësaj jave është vazhdimësi e kërcënimeve të vazhdueshme me jetë ndaj Presidentes Osmani. Çfarë i bashkon të gjitha? Mosveprimi i institucioneve të drejtësisë. Përkundër dhjetëra kërcënimeve — shumica prej tyre kërcënime me jetë — asnjë veprim nuk është ndërmarrë ndaj kërcënuesve për vite me radhë. Kjo, edhe pse në shumicën e rasteve, kërcënimet bëhen me emër, mbiemër dhe nga profile të identifikueshme”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.
Për kërcënimin e fundit ndaj Osmanit, Policia ka bërë të ditur për Dukagjinin se ka iniciuar rast penal, kurse për rastet e kërcënimeve të mëhershme nuk ka dhënë ndonjë informacion.
Televizioni ka pyetur Policinë e Kosovës për rastet e raportuara më parë të këtij lloji por të njëjtin nuk kanë kthyer përgjigje, përfshirë nëse kanë nisur hetime për kërcënimin e fundit.
Ndërkohë, eksperti i kibernetikes, Mentor Hoxhaj po thotë se pavarësisht përmbajtjes këto situata duhet të merren seriozisht.
E procesi i identifikimit të dërguesit të këtyre emailave mund të jetë i thjeshtë.
“Në procesin e identifikimit të dërguesit kjo varet tek njohuritë që i ka dërguesi. Në këtë drejtim ASHI apo kush do që menaxhon llogarinë, duhet t’i jep qasje në llogari policisë kibernetike për të gjetur jo vetëm IP-në por edhe dërguesin. Por, prap po e them varet nga aftësia e dërguesit për të mbuluar emrin e tij”, ka thënë Hoxhaj.
Këshilltarë të Presidentes poashtu kanë thënë se institucionet e sigurisë vet e kanë pranuar se rastet e kërcënimeve të njëpasnjëshme me jetë ndaj Presidentes janë të vetmet raste që kërcënuesit nuk janë përballur me drejtësinë.
Policia e Kosovës të martën ka njoftuar se ka iniciuar rast penal ndaj Vjosa Osmanit pas kërcënimit që ka marrë në adresën e Presidencës ditë më parë.
“Policia e Kosovës ditë më parë ka pranuar informacionin që ju i referoheni, sipas procedurave është njoftuar Prokurori i shtetit dhe është iniciuar rast penal”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Policia inicion rast penal pas kërcënimit ndaj presidentes Osmani