Lajme
Rrahu të renë në palestër, 48-vjeçarit shqiptar i hiqet leja e qëndrimit në Itali
Demokracia
13:02 | 05 Shtator 2022

Share:

Edmond Xhafa ka humbur mundësinë e qëndrimit në Itali, pasi dhunoi një 25-vjeçare në palestër.

48-vjeçari shqiptar u arrestua më 2 gusht pasi përveç dhunës së ushtruar, Xhafës iu sekuestruan edhe 160 gramë kokainë dhe një pistoletë Colt të vjedhur.

Fillimisht, shqiptari, i cili kishte punuar si oficer i sigurisë në disa klube nate në bregdetin e Peskarës, e ka goditur krejt papritur me grusht në fytyrë të renë që ishte duke ngritur pesha në një stol pranë tij. “Në palestër nuk ishin më shumë se dhjetë veta dhe në fakt nuk kishte shumë njerëz rreth tyre”, tha dëshmitari. Më pas 50-vjeçari e ka goditur vazhdimisht të renë derisa ajo ra në tokë.

Më pas një klient i palestrës ndërhyri dhe e largoi burrin pak para se ai të tentonte të hidhte në drejtim të saj disa gira me pesha të rënda.

Të ngjashme