Lajme
Rrahu për vdekje italianin, ky është shqiptari i arrestuar
Demokracia
14:16 | 13 Qershor 2023

Share:

Klajdi Mjeshtri është 28-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet për vrasje me dashje të 34-vjeçarit italian, Guiseppe Tucci.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në një lokal nate ku Mjeshtri puninte si “Bodyguard”.

Klajdi Mjeshtri

Sipas raportimeve nga mediat italiane, dy të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin, pasi dyshohet se Tucci kishte ngacmuar të dashurën e shqiptarit. Më pas Mjeshtri ndërhyri duke i shkaktuar vdekjen Tuccit. Bëhet me dije 28 vjeçari shqiptar e ka qëlluar italianin 50 herë me grushte.

Mjeshtri banonte në Fano, mirëpo ka jetuar më parë në Romagna. Për karabinierët ai është i njohur pasi ka precedentë penal.

Giuseppe Tucci, 34 vjeç, zjarrfikësi qëlloi për vdekje jashtë një klubi në Rimini
Guiseppe Tucci

“Klajdi ka një fizik të fuqishëm dhe me tatuazhe. Ata që e njohin e përshkruajnë një djalë të shoqërueshëm, që shkonte mirë me të gjithë. Klajdi deri para disa vitesh ishte arbitër futbolli. Ai ndaloi në vitin 2019, për të ndjekur angazhime dhe pasione të tjera. Pra, ka pasur një rol që i duhej të menaxhonte emocionet, të vetes dhe të lojtarëve. Vetëm se në moshën 28-vjeçare ai rrezikon tani një dënim shumë të rëndë”, shkruajnë mediat italiane.

Të ngjashme