Lajme
Rrahu një grua në Vushtrri, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Demokracia
10:08 | 16 Maj 2025

Share:

Një person është arrestuar për shkak se i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 14-15.05.2025, në Vushtrri.

Tutje thuhet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme