Një e mitur është arrestuar pasi ka rrahur motrën e saj, po ashtu të mitur në Mitrovicë të Veriut.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje dhe me urdhër të prokurorit i dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare (e mitur), pasi që ka ushtruar dhunë ndaj motrës së saj viktimës femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njofton policia në raportin 24 orësh.