Lajme
Rrahu dy fëmijët e saj të mitur, gjykata në Ferizaj merr vendim
Demokracia
16:51 | 12 Prill 2021

Share:

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji, të pandehurës V.K., për shkak të dyshimit se e njëjta ka ushtruar dhunë kundër dy fëmijëve të saj të mitur.

Sipas njoftimit të gjykatës të dyshuarës i është caktuar masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”, përcjell Demokracia.com.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Gjykatës Themelore të Ferizajt:

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës V.K. shtetase e Republikës së Kosovë Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës nga neni 243 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Adem Shabani, ka vërtetuar faktin se pandehura më 08.04.2021 dhe 10.04.2021, ka ushtruar dhunë ndaj dy fëmijëve të vetë (të mitur),për çka të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa aktualisht janë strehuar në një strehimore në Ferizaj.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji./Demokracia.com/

Të ngjashme