Lajme
Rrahmani: Vlera e pagesës për librat këtë vit do të jetë më e lartë 
Demokracia
19:00 | 30 Gusht 2023

Share:

Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, ka folur për vendimin e fundit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit lidhur me blerjen e librave shkollor nga prindërit e nxënësve dhe më pas kompensimin e tyre nga ky institucion.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se MASHTI ka mundur të punojë më herët për këtë gjë dhe se sipas tij do të ishte më mirë.

“Nuk jam dakord, ka mundur të jetë më mirë me skemën e tillë do të jetë vlera më e lartë që do të paguhet më shumë se vitet e kaluara”.

“Ministria do të duhej fokusohej te librat shkollor që ato të vihen në përdorim dhe pjesa tjetër të plotësohet, ishte dashtë të bëhet shumë më herët”, ka thënë Rrahmani

Të ngjashme