Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka tejkaluar lëndimin dhe ai pritet të luajë titullar në sfidën e mbetur ndaj Juventusit, transmeton Demokracia.com.
Rrahmani, mungoi në dy ndeshjet e para të Kosovës në eliminatoret për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ndaj Suedisë dhe Spanjës për shkak të lëndimit, derisa ai pritet të rikthehet titullar te Napoli pasi tashmë është rikuperuar plotësisht.
Kanë qenë mediat italiane ato që kanë raportuar të martën se Gattuso preferon Rrahmanin me Koulibalyn në qendër të mbrojtjes në sfidën ndaj Juventust.
Përballja mes Juventusit dhe Napolit, zhvillohet nesër në Torino prej orës 18:45 dhe është ndeshje e mbetur e xhiros së tretë në Serie A. /Demokracia.com