Lajme
Rrahmani i VV-së për shaminë në shkolla: Nagavci ende heziton ta heqë udhëzimin, ne s’ia votojmë asnjë ligj
Demokracia
21:18 | 29 Nëntor 2023

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë në “Pressing” se ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci po heziton ta largojë udhëzimin administrativ që ndalon shaminë në shkolla.

Rrahmani është kritik në disa pika ndaj partisë që i përket për çështjen e shamisë, si dhe Kodin Civil.

”Është çështja me ministren Nagavci e cila po heziton me largu një udhëzim administrativ”, ka thënë ai.

Më tutje, Rrahmani thotë se çdo vit vajzat po përballen me largim nga shkolla për shkak të shamisë.

“Qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë që nuk do të pengohet asnjë vajzë për shkak të shamisë. Për tretin vit prejse jemi në qeverisje çdo fillim vit akademik kemi 5-6 vajza të cilat në muaj mbesin derisa të rikthehen sepse nuk e ka guximin asnjë vajzë që ta përjashtojë një vajzë me dokument të shkruar”.

“Ka më shumë se dy muaj që asnjë ligj që vjen nga Arbërie Nagavci nuk kalon”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme