Sport
Rrahmani u përgjigjet atyre që e duan Zvicrën para Kosovës
Demokracia
13:30 | 06 Shtator 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës ka marrë mbrëmë një barazim i cili dorën në zemër pati shijen e fitore kjo pasi u arrit në minutën e fundit, atëherë kur pothuaj të gjitha shpresat kishin humbur.

Dardanët barazuan 1:1 me Greqinë në sfidën e luajtur në “Fadl Vokrri”, në kuadër të kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Djelmoshat tanë edhe njëherë dhanë maksimumin në fushë dhe me krenari po e përfaqësojnë fanellën e Kombëtares.

Sot një lajm ka qarkulluar në mediet vendore ku shkruhet se futbollisti kosovar Bastian Toma ka deklaruar se ka marrë ftesë nga Kosova por ai dëshiron të luajë për Zvicrën dhe po e pret ftesën helvetike.

Padyshim ndaj kësaj deklarate më se miri mund t’i jetë përgjigjur kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani i cili ka postuar një foto në Instagram derisa ka shkruar: Krenar që përfaqëson vendin e tij.

Gjithsesi, fotoja mund të mos i jetë dedikuar direkt Tomës, por sigurisht që ka të bëjë për të gjithë ata që ende kanë dyshime për fanellën e Kosovës. /Demokracia.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Amir Rrahmani (@amir_rrahmani13)

 

 

 

Të ngjashme