Sport
Rrahmani i lumtur me fitoren e Kosovës, thotë se nuk ishte qind për qind i gatshëm ndaj Qipros
Demokracia
23:07 | 27 Shtator 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e rëndësishme ndaj Qipros, duke e ruajtur vendin e dytë në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” triumfuan 5:1 ndaj qipriotëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Demokracia.com.

Kapiteni i Kombëtares kosovare, Amir Rrahmani pas ndeshjes u shpreh i lumtur për fitoren, ndërsa tregoi edhe për lëndimin e tij.

“Nuk kam qenë njëqind për qind i gatshëm. Lëndimi është pak i ndjeshëm, por shkoi gjithçka mirë. Jam shumë i kënaqur për fitoren, ka shumë vend për përmisime, shpresoj që në ndeshjet e ardhshme t’i përmisojmë. Problem na kanë sjell shumë kundërsulmet sot”, tha për Klan Kosova kapiteni Rrahmani./Demokracia.com/

Të ngjashme