Sport
Rrahmani gati për përballjen e madhe kundër Barcelonës
Demokracia
14:54 | 16 Shkurt 2022

Share:

Napoli i Amir Rrahmanit do të ketë një sfidë bukur të vështirë por edhe spektakolare në “Camp Nou” të enjten kundër Barcelonës në Ligën e Evropës.

Gjithsesi, skuadra italiane po e pret paksa me telashe këtë takim.

Sipas njoftimit të klubit, lojtari është mbajtur pushim, për një mbingarkesë në gjurin e djathtë, ndaj sot nuk ka marrë pjesë në seancën me shokët e skuadrës për t’iu nënshtruar terapive përkatëse. Në fund të fundit, prania në fushë e Osimhen është thelbësore për Napolin si për fizikun ashtu edhe për kapacitetin realizues. E humbja e tij përsëri, pas ndalesës së gjatë për problemin në fytyrë, do të ishte një goditje e rëndë.

“Klubi është duke u përgatitur për ndeshjen kundër Barcelonës planifikuar për nesër në orën 18:45 në Camp Nou. Tuanzebe bënte punë të personalizuara në fushë. Lobotka dhe Politano kryen terapi. Lozano ishte në palestër. Osimhen nuk u stërvit dhe u mbajt pushim paraprak për shkak të mbingarkesës në gjurin e djathtë”. Shkruhej në faqen e klubit napolitan. /Demokracia.com

Të ngjashme