Lufta në Ukrainë ka bërë që shumë ekipe të solidarizohen me atë që po ndodh, duke dhënë mesazhe kundër luftës. Një ndër ato klube që e ka bërë këtë gjë është Napoli.
Nëpërmjet faqes së tyre zyrtare në rrjetin social “Twitter”, lojtarët e Napolit kanë dhënë mesazhin kundër luftës në gjuhën e tyre përkatëse. Mes atyre që ka folur është dhe mbrojtësi i Kombëtares sonë, Amir Rrahmani.
“Ndalojeni luftën”, u shpreh futbollisti ynë.
Futbolli është sporti më popullor në botë, por dhe sot e kësaj dite tregon më shumë se kurrë se bashkon popujt.
🙏🏻 These are dangerous, tragic times and it's up to us and all of our fans to send out a message of peace. Perhaps it can raise awareness about what is happening and help bring the war to an end.#StopWar #SvegliamoLaPace pic.twitter.com/GNLqsftqzn
— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) March 5, 2022