Lajme
Rrahman Jashari nesër pret ta marrë mandatin e tretë në krye të SBASHK-ut
Demokracia
13:59 | 01 Prill 2022

Share:

Kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, do të garoj edhe për mandatin e tretë në krye të këtij organizimi.

Ai, ka konfirmuar për Klanin se këtë synon ta bëjë në Kuvendin e 6 Zgjedhor të SBASHK-ut, që mbahet të shtunën e 2 prillit.

Për dy mandate për sa pati përballë disa kryeministra, Jasharaj ka arritur të bëhet kryesindikalisti më i zëshëm në vend.

Në një moment madje e pati ftuar edhe kryeministrin aktual, Albin Kurti që të bëhet pjesë e SBASHK-ut. Veçse kështu shefit të qeverisë i ishte përgjigjur në vlerësimin e këtij të fundit se, sikur në politikë, ndryshime duhet të bëhen edhe në organizimet sindikale.

“Nëse aq shumë i duket atraktive sindikata ka të drejtë të anëtarësohet në SBASHK, pastaj e fiton të drejtën të kandidohet, do të jetë kundërkandidat i imi, nëse anëtarësia e voton unë ia bëj ‘përhajër’ e atëherë le ta udhëheq edhe qeverinë edhe sindikatën. Do të jetë rasti unik që një kryeministër po i udhëheq edhe sindikatat. Në të kundërtën, le ta udhëheq qeverinë, ne nuk i përzihemi dhe asnjëherë nuk kemi tendenca për të krijuar probleme të mëdha”, pati thënë Jasharaj.

Të ngjashme
Lajme • 29 Mars 2024