Lajme
Rrahman Jasharaj për herë të tretë në krye të SBASHK-ut
Demokracia
16:38 | 02 Prill 2022

Share:

Rrahman Jasharaj është rizgjedhur kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës.

Zgjedhja e tij është bërë me 121 vota, njofton Klankosova.tv.

Kundërkandidat i Jasharajt ishte Emrush Ahmeti.

Kujtojmë se Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është duke mbajtur kongresin e 8-të.

Në kongres, përveç delegatëve nga Kosova, pjesëmarrës në pjesën solemne janë edhe mysafirë nga sindikatat e Ballkanit e Evropës.

Të ngjashme