Lajme
Rrahman Jasharaj: Kabinetit të Presidentes i kemi thënë po për takim, uroj që t’na shoh si të barabartë
Demokracia
12:21 | 02 Shtator 2022

Share:

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj, është deklaruar për media pas takimit që zhvilloi me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, pasi Qeveria e Kosovës bllokoi pagat për grevistët.

Jasharaj ka thënë se janë pajtuar për takim me Presidenten Osmani, derisa ka uruar që t’i shohë si palë të barabarta.

“Ne jemi të angazhuar maksimalisht që kushdo që mundet ta bëjë një hap pozitiv drejt dialogut. I kemi thënë kabinetit të saj po dhe jemi në pritje, datë nuk kemi. Uroj që presidentja t’i shohë palët të barabarta. Po urojmë edhe te zoti që ajo të kontribuojë që dialogu i mirëfilltë të fillojë dhe kemi shpresa edhe te ajo që do të bëjë ndonjë hap pozitiv”, ka thënë Jasharaj.

Të ngjashme