Sport
Rrahjet e zemrës të Ronaldos u monitoruan gjatë ndeshjes me Slloveninë – rezultatet janë marramendëse
Demokracia
23:37 | 02 Korrik 2024

Share:

Cristiano Ronaldo u tregua shumë i qetë dhe rrahjet e zemrës së tij ranë, disa momente para se të shënojë nga pika e bardhë në fitoren dramatike të Portugalisë ndaj Sllovenisë në fazën e 1/8 së finales.

Sulmuesi 39-vjeçar, i cili është i njohur botërisht për disiplinën e tij të jashtëzakonshme dhe etikën e punës brenda dhe jashtë fushës, ka qenë partner i kompanisë WHOOP që merret me performancën e njerëzve.

Ronaldo e mban një shirit të kompanisë WHOOP kur stërvitet, kur fle dhe kur rikuperohet dhe për këtë ai kishte thënë se i ka transformuar jetën atij.

Në fakt, ai ka thënë se ka qenë një ndër mjetet më të rëndësishme që i kanë ndihmuar atij jo vetëm të përmirësojë lojën e tij, por edhe të monitorojë shëndetin në baza ditore.

Pasi e përshkroi këtë mjet si diçka për të cilën nuk mund të jetojë pa të në mënyrë që të performojë në nivelet më të lartë, Ronaldo na dha një pamje se si dukeshin rrahjet e tij të zemrës gjatë ndeshjes me Slloveninë.

Siç mund ta shihni nga grafika, rrahjet e tij të zemrës ishin në nivelin më të ulët kur ai e mori përsipër ekzekutimin e penalltisë së parë të Portugalisë në ndeshjen ndaj Sllovenisë.

Është e sigurt për t’u thënë se sulmuesi i Al Nassr nuk e ka në plan që të ndalet as në moshën 39-vjeçare.

“Motivimi im më i madh është që të vazhdojë kështu. Nuk është e lehtë që të jesh në këtë nivel. Të shtysh përpara, të jesh ende i motivuar, të shënosh gola, të jesh në formë të mirë, dhe të konkurrosh me luanët e rinj që po vijnë dhe kur po luajnë ndaj meje duan të tregojnë se janë më të fortë dhe më të shpejtë se unë”.

“Ju duhet ta përgatitni veten shumë mirë jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht gjithashtu. Ky është misioni”, ka thënë Ronaldo.

Të ngjashme