Lajme
Rrahje në Prishtinë, tre persona dërgohen në QKUK, Policia jep detaje
Demokracia
11:59 | 31 Mars 2023

Share:

Tre persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 10:15, si pasojë e një përleshje mes disa personave në rrugën “Alpet Shqiptare”, në Prishtinë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka treguar se policia ka dalë menjëherë në vend ngjarje dhe tre personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Rreth orës 10:15 është pranuar informata për një rrahje në mes të disa personave, të ndodhur në rrugën “Alpet Shqiptare” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se tre persona të lënduar kanë kërkuar trajtim mjekësor në QKUK”, ka thënë Borovci.

Borovci ka thënë se aktualisht po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme operativo-policore me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen./Demokracia.com

Të ngjashme