Lajme
Rrahje mes zyrtarëve të Universitetit të Mitrovicës
Demokracia
13:08 | 24 Mars 2022
Foto: Ilustrim

Share:

Një rrahje mes zyrtarëve të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” dyshohet se ka ndodhur sot.

Për këtë ngjarje është informuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënsi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se policia është duke e trajtuar rastin.

Por i njëjti tha se nuk mund të konfirmojë asgjë më shumë tani për tani.

“Nuk mund të konfirmojë asgjë më shumë tani për tani, policia janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Zahiti.

Të ngjashme