Lajme
Rrahje mes tre burrave në Deçan, dyshohet se njëri nga ta dëmtoi një varr
Demokracia
10:34 | 13 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi që janë rrahur mes vete në Deçan.

Në raportin e Policisë thuhet se të dyshuarit janë rrahur si pasojë e dëmtimit të një varreze  nga njëri prej të dyshuarve.

“DËMTIM I VARREZAVE – SULM/Deçan 12.03.2023-13:30.  Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti janë rrahur mes vete si pasojë e dëmtimit të një varreze  nga njëri prej të dyshuarve”, thuhet në raportin e PK-së.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /Demokracia.com/

Të ngjashme