Lajme
Rrahje mes një nxënësi dhe një profesori në Gjilan, policia jep detajet
Demokracia
14:50 | 01 Qershor 2022

Share:

Një rrahje mes një nxënësi dhe një profesori ka ndodhur sot në shkollën e mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka deklaruar se palët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rasti është i vërtetë ka ndodhur në një shkollë të mesme në Gjilan dhe prokurori është njoftuar, për rastin, ku janë intervistuar edhe mësuesi dhe nxënësi. Përleshja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes nxënësit dhe mësuesit. Rasti është hetuar në Policinë e Gjilanit dhe do të shkojë në Gjykatë, me procedurë të rregullt për lëndim të lehtë trupor”, ka deklaruar Hashani./Demokracis.com/

Të ngjashme