Lajme
Rrahje mes nëntë personave në Gjakovë
Demokracia
10:02 | 23 Prill 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë persona të cilët janë rrahur mes vete ditën e shtunë në Gjakovë.

Në raportin e Policisë thuhet se personat që janë përfshirë në rrahje janë të mitur.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Gjakovë 22.04.2023 – 01:30.  Janë arrestuar nëntë të dyshuar meshkuj kosovar gjashtë prej tyre të mitur për shkak se në një parking të një lokali ishin përfshi në një rrahje dhe si pasoj katër viktima meshkuj kosovar njëri i mitur kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar më tej se pas intervistimit katër prej të dyshuarve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme