Lajme
Rrahje mes katër personave në Prizren, arrestohet një grua
Demokracia
09:57 | 04 Korrik 2023

Share:

Tre burra dhe një grua janë përfshirë në një rrahje në rrugnë Hoxhë Tahsini në Prizren.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, ata janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje.

Për këtë rrahje, policia ka arrestuar vetëm gruan e cila është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si “lëndim i lehtë trupor”.

Raporti i plotë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. Hoxhë Tahsini, Prizren 03.07.2023 – 20:30. Tre meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare kanë pësuar lëndime trupore gjatë një përleshje që ka ndodhur ndërmjet tyre pas një mosmarrëveshje. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër kosovare dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme