Lajme
Rrahje mes gjashtë personave në Prizren, përdoren edhe shufra metalike
Demokracia
10:14 | 14 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Pas një mosmarrëveshje mes vete janë rrahur me shufra metalike gjashtë meshkuj, ku kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësorë më pas.

Policia  e Kosovës ka njoftuar se dy nga të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm mjekësor, ndërsa dy të tjerë gjenden në arrati.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Landovicë, Prizren , 13.03.2022-03:30.  Është raportuar se gjashtë  të dyshuar meshkuj kosovarë,  pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë pesë prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.  Si dëshmi materiale është sekuestruar një shufër metalike”, thuhet në raportin e PK-së.

Dy  prej tyre janë dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm mjekësor, dy gjenden në arrati, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar dhe më vendim të prokurorit  pas intervistimit dërgohen në mbajtje./Demokraica.com/

Të ngjashme