Lajme
Rrahje mes dy vëllezërve në Ferizaj, njëri sulmon edhe nënën e tij
Demokracia
08:54 | 03 Shtator 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Ferizaj.

Siç njofton Policia, dy vëllezër janë rrahur mes vete dhe më pas njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se janë përleshur fizikisht mes vete dhe njëri nga të dyshuari ka sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare. Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme