Lajme
Rrahje mes disa personave në Klinë, dyshohet se u përdor arma e zjarrit
Demokracia
09:51 | 26 Qershor 2023

Share:

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Dritan Rugova, i cili bëri të ditur që dyshohet se aty është përdoruar edhe arma e zjarrit.

Në këtë rast nuk raportohet për të lënduar, derisa ende nuk ka as të arrestuar.

Ndërsa, Rugova tha se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.

“Ende nuk e kemi asnjë të dyshuar lidhur me rastin”, tha Rugova.

Të ngjashme