Lajme
Rrahje masive në një biliardo në Drenas, lëndohen tre persona
Demokracia
08:57 | 26 Nëntor 2022
Ilustrim

Share:

Nëntë persona, prej tyre gjashtë të mitur pas një mosmarrëveshje në një biliardo janë rrahur mes vete.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:16 në rrugën “Ilaz Kodra”, në Drenas.

LËNDIM I RËNDË TRUPOR, PJESMARRJE NË RRAHJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE/Rr. Ilaz kodra, Gllogoc 24.11.2022 – 23:16. Raportohet se pas një mosmarrëveshje në një biliardo, janë përfshirë në rrahje nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë, gjashtë të mitur. Si pasojë e përleshjes tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe u është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 24 orë

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024