Lajme
Rrahje masive në Lipjan, pas saj njëri i godet dy persona me veturë te stacioni i Policisë, një polic shtiu me armë
Demokracia
18:21 | 19 Shkurt 2024

Share:

Një rrahje ka ndodhur sot pas drekës në fshatin Rusinovc, e që më pas ka vazhduar edhe afër stacionit të Policisë në Lipjan.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës i tha Gazetës Express se në të u përfshinë disa persona, njëri prej të cilëve u lëndua.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në fshatin Rusinovc të Lipjanit.
Në rast kanë qenë të përfshirë disa persona, ku njëri nga ta është lënduar”, tha Ahmeti.

“Personat e dyshuar kanë vazhduar mosmarrëveshjen edhe në afërsi të stacionit të policisë në Lipjan, ku njëri nga personat e dyshuar me automjet ka goditur qëllimisht dy persona , të cilët kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, tha zëdhënësja.

Përgjatë përpjekjeve “për ta menanaxhuar dhe futur nën kontrollë situatën”, Ahmeti thotë se “një nga zyrtarët policor ka shtënë në ajër”.

“Lidhur me këtë rast në cilësinë e personave të dyshuar po intervistohen katër persona, ndërkohë që hetuesit në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në po kryejn veprimet e nevojshme hetimore”, tha zëdhënësja e Policisë.

Të ngjashme