Lajme
Rrahje masive në Kllokot, një i lënduar, tre të arrestuar
Demokracia
23:16 | 19 Korrik 2024

Share:

Një rrahje masive ka ndodhur në një nga rrugët kryesore të Kllokotit.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani

Hashani deklaroi një person nga fshati Zhiti është lënduar, teksa tre persona janë shoqëruar në stacion policor.

Sipas tij, deri te konfrontimi fizik ka çuar një mosmarrëveshje në trafik.

“Ju njoftojmë se rreth orës 21:00,  policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një rast rrahje në Kllokot. Patrulla  nga stacioni policor në Kllokot, i është përgjigjur rastit.  Nga hetimet e para besohet se pas një mosmarrëveshje që kanë pasur në trafik, në rrugën Viti-Kllokot, disa  persona, meshkuj kosovarë-shqiptarë, me dy vetura, janë ndalur para “Viva Fresh Store” në Kllokot dhe dyshohet të jenë përleshur fizikisht.

Në stacionin policor janë sjellë tre persona. Për momentin, dyshohet se një person nga fshati Zhiti, është i lënduar. Është njoftuar Prokurori i shtetit dhe hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga Policia e Kosovës në Kllokot” tha Hashani për Indeksonline.

Të ngjashme