Lajme
Rrahja mizore e të moshuarës në Pejë nga infermieret, Policia jep detaje të reja
Demokracia
15:38 | 02 Nëntor 2022

Share:

Policia e Kosovës – Stacioni Policore nё Pejё, duke u bazuar nё video incizimin i cili ka qarkulluar nё media sociale, ku shihet se njё punёtore nё njё shtёpi tё pleqve nё Pejё, ёshtё duke ushtruar dhunё ndaj njё moshuare ka arrestuar dy të dyshuara.

“Policia menjёherё ёshtё vёnё ne veprim dhe rreth orёs 14:10, ka identifikuar lokacionin, dhe ka arrestuar dy (2) tё dyshuara lidhur me rastin.”, ka njoftuar Policia.

Sipas njoftimit të Policisë tё dyshuarat janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, dhe nё koordimin tё plotё me prokurorin e shtetit do tё merren veprime të mëtutjeshme.

VIDEO e tmerrshme| E moshuara rrahet nga punëtorja në shtëpinë e pleqve në Pejë

Të ngjashme