Sport
Rrahja masive në fushë, futbollisti 29-vjeçar vdes pas 15 ditësh në gjendje kome
Demokracia
18:20 | 27 Korrik 2022

Share:

Tragjedi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një lojtar 29-vjeçar humbi jetën nga dëmtimet e marra gjatë një mega sherri në fushë.

Misael Sanchez, kështu quhet lojtari, ka ndërruar jetë orët e fundit, pas 15 ditëve në koma. I riu, siç raporton ABC Neës, është sulmuar nga lojtarët rivalë gjatë një ndeshje në Kaliforni.

Gjithçka filloi më 10 korrik. Policia është thirrur për një përleshje në një fushë futbolli të shkollës së mesme Oxnard. “Përleshja ndodhi sepse dy skuadrat nuk ishin dakord me një vendim të arbitrit”. Kështu shkruhej në deklaratën nga Departamenti i Policisë Oxnard.

Një vendim i diskutueshëm i arbitrit ndezi tërbimin e lojtarëve, por situata u përkeqësua. 29-vjeçari u sulmua nga kundërshtarë të shumtë: “Sanchez ishte në fushë duke luajtur futboll për një nga dy skuadrat kur shpërtheu sherri. Gjatë përleshjes, Sanchez u sulmua nga disa agresorë”.

I riu u dërgua më pas në Qendrën Mjekësore të Qarkut Ventura në gjendje kritike dhe orët e fundit, pas 15 ditësh në koma, ai ndërroi jetë. Lëndimet e tij ishin shumë të rënda, siç raportohet nga Departamenti i Policisë së Qarkut Ventura.

Në ditët në vijim do të kryhet autopsia në trupin e lojtarit për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024