Sport
Rrahja brutale ndaj qytetarit shqiptar në Tiranë, policia shoqëron tetë tifozë holandezë
Demokracia
21:31 | 24 Maj 2022

Share:

Policia e Tiranës ka bërë të ditur detajet rreth ngjarjes së rëndë në pasditen e sotme, ku një grup tifozësh holandezë dhunuan një tifoz shqiptar, i cili përfundoi në spital.

“Më datë 24.05.2022, te kafe “Europa” disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç.

Tifozët e Feyenoord e rrahin brutalisht qytetarin shqiptar në Tiranë, transportohet në spital në gjendje të rëndë

Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë.

Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarje”, shkruhet në njoftimin e policisë./Panorama

Të ngjashme