Lajme
Rrahet nga bashkëshorti, gruaja nga Dragashi dërgohet në strehimore
Demokracia
11:48 | 06 Shkurt 2021

Share:

Një grua nga komuna e Dragashit të Prizrenit është dërguar në strehimore pasi burri i saj e ka rrahur.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në komunë e Dragashit pasi dyshohet se ka kryer vepër penale “DHUNË FAMILJARE & SULM”.

Policia njofton se pas dhuna ka ardhur si rezultat i një mosmarrëveshjeje mes çiftit.

“Dragash 05.02.2021-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje në familje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër kosovare.”, thuhet në raport të PK-së.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Demokracia.com

 

Të ngjashme