Lajme
Rrahet 40-vjeçari në Ferizaj, arrestohen dy të mitur
Demokracia
09:29 | 13 Qershor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të mitur pasi që kanë rrahur një të moshuar.

Në njoftimin e policisë thuhet se rasti fillimisht është cilësuar si “Lëndim trupor”, përcjell Demokracia.com.

“Me datën 12.06.2022 rreth orës 04:55 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në rrugën “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj, kishte ndodhur një rast i lëndimit trupor, ku personi me inicialet H.A (M/K) i moshës 40 vjeçar kishte pësuar lëndime  trupore nga dy persona, të  cilit më pas kishin ikur nga vendi i ngjarjes dhe rasti fillimisht është cilësuar ” Lëndim trupor” . I lënduari pasi ka marr ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Me datën 12.06.2022 rreth orës 04:55 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në rrugën “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj, kishte ndodhur një rast i lëndimit trupor, ku personi me inicialet H.A (M/K) i moshës 40 vjeçar kishte pësuar lëndime  trupore nga dy persona, të  cilit më pas kishin ikur nga vendi i ngjarjes dhe rasti fillimisht është cilësuar ” Lëndim trupor” . I lënduari pasi ka marr ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Njësia e Hetimeve të stacionit të policisë në Ferizaj, nën autorizim edhe të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj,  kishte nisur hetimet intensive dhe pas një pune hetimore, mbledhjes  së informacioneve në terren, në po të njëjtën ditë, rreth orës 15:55 ka arrestuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje me inicialet E.SH ( M/K) dhe SH.N ( M/K),  të moshave 17 vjeç.

Pas intervistimit nga hetuesit policor, në prani të avokatëve mbrojtës dhe prindërve të tyre , me vendim të Prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 24 orë , ndërsa rasti është ricilësuar “ Lëndim i rëndë trupor”, për procedura të mëtejme hetimore./Demokracia.com/

Të ngjashme