Lajme
Rrahën një burrë, arrestohen tre persona në Pejë
Demokracia
09:02 | 23 Janar 2022
Ilustrim

Share:

Tre persona në Pejë,  janë arrestuar pasi e kanë rrahur një burrë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, shkruan Demokracia.com

LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Rr. Bill Klinton, Pejë 22.01.2022 – 20:20. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Tutje, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme