Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar, pasi që janë përfshirë në një rrahje mes vete, që sipas policisë të gjithë kanë qenë familjar.
Në raportin e policisë thuhet se dy vajza dhe dy të dyshuarit janë dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, përcjell Demokracia.com.
“Prizren 07.07.2021 – 22:30. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjti janë përfshirë në një rrahje mes vete dhe me dy viktimat femra kosovare ( të gjithë janë familjar mes vete). Viktimat dhe dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë duke marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë me urdhër të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Demokracia.com/